Ekonomi, Kryesore

E blejmë më shtrenjtë se gjermanët… si na ‘rrjep’ Qeveria me 7 taksa te çmimi i naftës

Qytetarët shqiptarë paguajnë 7 taksa mbi naftën, çka përbën thuajse një rekord botëror. Në morinë e taksave që qeveria ka vendosur mbi karburantet, pjesa dërrmuese shkon në buxhetin e shtetit, por vitet e fundit qytetarët paguajnë taksa mbi naftën edhe për privatët.

Por cilat janë 7 taksat që paguhen aktualisht mbi karburantet dhe sa rëndojnë ato në cmimin final? Në cdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.



Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër.

Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër.

Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër. Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera? Në Maqedoni qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, që kanë një faturë vetëm 48 lekë për litër ose 2.3 herë më pak se taksat në shqipëri.

Maqedonia nuk është vendi i vetëm që paguan më pak taksa se shqipëria mbi karburantet. Pjesa dërrmuese e taksave, që qytetarët shqiptarë paguajnë mbi naftën, si taksa e qarkullimit, ajo e skanimit dhe markimi nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës.

Këto janë taksa të shpikura në Shqipëri për të mbushur lehtë buxhetin e qeverisë, por edhe atë të privatëve koncesionarë, duke i detyruar kështu qytetarët shqiptarë ta blejnë një litër naftë më shtrenjtë edhe se gjermanët apo austriakët./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas