Kryesore, ShowBiz

E akuzuan se ishte e bërë, “shpërthen” vajza e Bregut: Palaço që nxirrni…

Mediat rozë gëluan ditën e djeshme pas një fotoje që qarkulloi bujshëm në rrjet ku dukej ndryshimi i dukshëm i vajzës së ish-deputetes së PD Majlinda Bregu.

Buzët dhe hunda ndryshonin qartazi në pamjen që ajo kishte patur disa vite më parë, megjithëse thashethemet nuk janë konfirmuar dhe vetë Kejda nuk ka pranuar gjë.



Ajo ka reaguar me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram, ku sqaron gojët e liga dhe shkruan se nuk është personazh publik që të jetë pjesë e vëmendjes mediatike.

Kejda shkruan: “Nuk e kuptoj pse duhet të shoh emrin tim në tituj portalesh për të tilla lajme që nuk i hyjnë askujt në xhep, por në një farë mënyre e kuptoj injorancën dhe dëshirën e ca shqiptarëve palaço për të komentuar dhe nxjerr mllef për këdo. Pavarësisht se mendoj se ky popull ka halle më të mëdha se të zgjidhin a i kam fryrë unë buzët apo a e kam zvogëluar hundën…Faqes në fjalë “Vipat e bllokut” dhe portaleve që merren me të tilla lajme i them se unë nuk e konsideroj veten VIP, dhe s’kam bërë asgjë për të qenë e tillë. Nuk merrem me muzikë, televizion dhe s’jam në konkurs për t’i zënë vendin asnjërës, as për pamje, as për punë. Më vjen mirë që asnjëherë s’pranova të jem pjesë e sipërfaqësores ku ju jetoni! Tung!”.

 

<
>
screenshot-4_1494762435-2341275-1 auto_Majlinda_Bregu_dhe_e_bija_Kejda_Bregu1529869633-1 19367612_1698588013780998_6481085338763657216_n-e1514375334127-1 640-0-5b30f3110411e 640-0-5b30f3103a363
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas