Kronika

Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, shkrumbohen 2 makina në Durrës…




               Publikuar në : 08:35 - 11/11/18 |
mapo.al

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit.


Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së stadiumit, ndërsa mjetet e parkuara që janë përfshirë nga flakët janë tip ‘Benz’ më targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

Nga djegia e makinave nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

 

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas