Aktualitet

Dyshohet se do trafikonte drogë me gomone, arrestohet italiani në Sarandë

Një gomone e dyshimtë është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës në ujërat pranë vendit të quajtur “Gjiri i Kasolles” në Sarandë.

 



Policia e ka pikasur gomonen teksa i afrohej bregut dhe e ka ndaluar atë. Brenda në mjet është gjetur vetëm drejtuesi, italiani Antonio Summa, 26-vjeç, banues në Brindisi, Itali.

 

Gazetarja Shpresa Dine duke iu referuar burimeve konfidenciale nga policia raportohet  se 26-vjeçari italian ka hyrë ilegalisht në ujërat shqiptare.

Për rrjedhojë, ai është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës ku po merret në pyetje me dyshimin se mund të ketë ardhur për të marrë ndonjë sasi droge në brigjet shqiptare.

Brenda në gomone është gjetur edhe një telefon celular, që është sekuestruar si pjesë e procesit hetimor.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas