Rusi 2018

Dysheku i shkaktoi probleme në shtyllën kurrizore, Brazili rrezikon të humbasë lojtarin kyç

Në Brazil po shpresojnë që Marcelo të jetë në fushë për ndeshjen e 1/8 të finaleve ndaj Meksikës.

Aktualisht, mbrojtësi i majtë është në dyshim për këtë përballje, edhe pse është njoftuar se dëmtimi që pësoi në takimin me Serbinë është i lehtë dhe se futbollisti po rekuperohet me ritme të kënaqshme.



Dëmtimi që pësoi lojtari i Realit ishte i çuditshëm. Marcelo po luante normalisht derisa një spazmë në kurriz e bllokoi. “Një spazmë në muskulaturën stabilizuese të shtyllës kurrizore”, sqaroi doktori i Brazilit, i cili mendon se mund ta ketë shkaktuar ndryshimi i dyshekut.

“Dëmtimi nuk ka të bëjë me ngarkesën e ndeshjeve apo të stërvitjeve. Ka mundësi që dysheku ku ka fjetur në Moskë ka qenë më i butë seç duhet”, shpjegoi doktori.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas