Arkiva 2

Dyfishohen të prekurit nga kanceri, 5 mijë raste të reja për një vit

Jonida Tashi

 



Dyfishohet numri i personave të prekur nga tumore të ndryshme. Të dhënat zyrtare flasin për 5 mijë raste të reja brenda një viti, shifër kjo dy herë më e lartë krahasuar me pesë vite më parë. Mjekët onkologë bëjnë apel për diagnostikim në kohë, kur dhe shanset për të shpëtuar jetë janë më të mëdha, pasi nëse do të ecet me këto ritme, kanceri do të jetë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri, duke lënë pas edhe sëmundjet kardiovaskulare që janë në krye të listës. “Në Shqipëri, viti që shkoi ka pak më tepër se 5 mijë raste të reja. Përpara 5-6 viteve kemi pasur të paktën 2 mijë raste të reja. Mos harroni, vetëm për 5-6 vjet janë dyfishuar rastet me kancer. Para disa vitesh kanceri ka qenë në vendin e pestë ose të gjashtë, dhe për 20 vitet e fundit kanceri ka zënë vendin e dytë për nga numri i vdekjeve. Të dhënat tregojnë që në Shqipëri, shumë shpejt ky numër mund të zërë vendin e parë”, – pohon drejtori i Shërbimit Onkologjik në Banesë, Herik Zotaj. Lidhur me shkaqet që kanë çuar në rritjen e numrit të të prekurve, studimet e fundit tregojnë se tashmë ndikim kryesor në përhapjen e këtyre sëmundjeve po japin rrezatimet. Sipas mjekëve, teknologjia dhe përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i pajisjeve që lëshojnë rrezatim, si kompjuteri apo celulari, po kalon çdo parashikim. Ndërsa faktorët gjenetikë, përdorimi i duhanit dhe alkoolit janë shkaktarë të kancerit, që po kalojnë tashmë në plan të dytë. “Një ndër faktorët kryesorë janë rrezatimet e gjithëllojshme. Ka dhe faktorë gjenetik në këtë, po nuk është ai që trashëgon kancerin. Persona të sëmurë, ose që kanë pasur të sëmurë me kancer në familje kanë një element tjetër. Ata kanë predispozicion më shumë se të tjerët, që do të thotë të kenë kujdes më tepër se të tjerët, të kontrollohen më shpesh se të tjerët”, – thotë Zotaj. Duke qenë se të rinjtë janë përdoruesit më të mëdhenj të pajisjeve teknologjike, Autoriteti Shëndetësor Rajonal organizoi dje një aktivitet sensibilizues me gjimnazistë të kryeqytetit. Mjekët u folën të rinjve për sëmundjet tumorale, si dhe u dhanë këshilla për rrugët e parandalimit të kancerit. Për sa i përket llojit më të përhapur të tumoreve, sipas shifrave, në krye të listës renditet kanceri i gjirit, pasuar nga ai i qafës së mitrës. Kështu, çdo vit në vendin tonë regjistrohen 500 raste të reja të pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit dhe, sipas mjekëve, në këto dy dekada shifrat janë rritur ndjeshëm, duke sjellë deri në dyfishim të rasteve. Po ashtu, edhe numri i grave me kancer në qafën e mitrës po rritet me ritme të shpejta. Autoritetet shëndetësore flasin për rreth 300 raste të reja në vit dhe më të prekura janë gratë mbi 40 vjeçe, ku intensiteti më i lartë vihet re në moshat mbi 45-49 vjeç. Këto shifra e rendisin Shqipërinë si vendi me vdekshmërinë më të lartë nga kjo sëmundje, pasi çdo vit vdesin 140 gra nga ky kancer. Shërbimi Onkologjik në Banesë (SOB) trajton mbi 500 të sëmurë në stade tejet të avancuara të sëmundjes. SOB është e vetmja strukturë publike në vendin tonë, e cila ofron shërbim në shtëpi për të sëmurët me tumore. Po ky shërbim mbulon vetëm Qarkun e Tiranës, ndërkohë nëpër rrethe për këtë kategori të sëmurësh nuk ka asnjë institucion që t’i trajtojë.

 

Diagnostikimet në vit

500 raste të reja me tumore në gji

400 raste të reja me tumore në tru

300 raste të reja me tumore në mitër

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas