Kronika, Kryesore

Dy tentativa vetëvrasje në Fier e Sarandë, gruaja varet në litar, burri pi fostoksinë

Dy tentativa vetëvrasjeje kanë ndodhur në Fier e në Sarandë. Sipas të dhënave nga policia një grua 52 vjeçe me inicialet M.B., nga fshati Frashër ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Vetëm pak minuta pas kësaj tentative, familjarët e 52-vjeçares kanë vënë re mungesën e gruas dhe janë vënë në kërkim.

Ata kanë arritur ta gjejnë dhe menjëherë i kanë hequr litarin nga fyti. 52-vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen motivet që e kanë çuar 52-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.



Ndërkohë në Sarandë, 50-vjeçari Sali Leka nga fshati Gjashtë, është dërguar në spital, në repartin e urgjencës në gjendje serioze për jetën. Mjekët i kanë dhënë diagnozën intoksikacion me fosfor organik, e llojit fostoksine.

Pas ndihmës së parë, 50-vjeçari është transportuar me helikopter në qendrën e toksikologjisë në Tiranë. Shërbimet policore po hetojnë shkaqet se pse 50-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas