Kronika

Dy të plagosur për një kumbull

fan mirditeKa rënë në pranga autori i plagosjes me motosharrë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Fan të Mirditës.

Policia e Lezhës bëri të ditur mëngjesin e sotëm se, rreth orës 21:00 është bërë arrestimi në flagrancë i Pashk Bajraktari, i 48 vjeç, banues në Sang, komuna Fan, Mirditë si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për Ndue Perndocën, 35 vjeç, banues po në Sang, komuna, Fanë, Mirditë.



Hetimet kanë nisur pasi, dje pas një konflikti pronësie, për një pemë, Pashk Bajraktari me Pashk e Ndue Perndocën, është goditur me motosharrë, Pashk Përndoca, 68 vjeç, banues në fshatin Hebe, Komuna Fan, Mirditë, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë, fytyrë e gjymtyrë.

Ky person ndodhet në Qendrën e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi Ndue Perndoca ka goditur me mjete të forta shtetasin Pashk Bajraktari, duke i shkaktuar plagë në kokë.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Rrëshenit, pa rrezik per jetën. Materialet i referohen prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit PB dhe dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas