Aktualitet

Dy shqiptarët e kapur në Spanjë, Artan Hoxha: Të përgatitur ushtarakisht, pjesë e luftës në Kosovë

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje të reja për dy shqiptarët e arrestuar dje në Spanjë gjatë një operacioni të policisë së Madridit ku u kap 1 ton kokainë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”, ai tha dy shqiptarët Dritan Gadica nga Hasi dhe Julian Deblini, janë të përgatitur ushtarakisht, e sipas Hoxhës nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë pjesëmarrës në Luftën e Kosovës.



Hoxha tha jo më kot shqetësimi i policisë amerikane për kriminalitetin në Shqipëri është rritur, për shkak të shtimit të rasteve të lidhjes së shqiptarëve me bandat kolumbiane.

Sipas tij, ekziston frika se karteli i rrezikshëm kolumbian ka krijuar një strukturë në Shqipëri dhe kryesisht të lidhurit me kolumbianët janë veriorët./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas