Kronika, Kryesore

Dy pista hetimi, pas ekzekutimit të ‘Il Padrinos” dhe mikut të tij…

Për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, me dy viktima, Edison Harizaj qe vdiq ne vend dhe Genci Çaçi, qe gjeti vdekjen dje pasdite ne spital, policia e qytetit bregdetar ka ngritur dy pista hetimi.

Sipas policise po hetohet ne pisten e hakmarrjes dhe larjes se hesapeve. Pasi viktima Harizaj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra e këtij atentati, ishte i dyshuar për disa vrasje të ndodhura në Vlorë, por edhe për gjobëvënie dhe trafik droge.



fab1a1f4-78aa-48bb-b22c-e94033d37674

Sipas burimeve nga grupi hetimor, 39-vjeçari ka marrë katër plumba në trup dhe një në nofull, që i ka dalë pas koke duke i marrë jetën në vend. Në Vlorë, Edison Haziraj njihej me emrin “Il Padrino”.

Ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1999. Ai është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por sërish nuk u provua implikimi dhe pjesëmarrja e tij në këtë krim të rëndë.

Ndërsa së fundmi, Harizaj akuzohej si i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, i cili ishte kthyer pak kohë para se të zhdukej nga Belgjika. Për shkak të kësaj veprimtarie kriminale, pistat kryesore të hetimet mësohet se janë shtrirë te hakmarrja.Burimi:/Panorama.com.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas