Kryesore

“Dy Gjykata Kushtetuese u mbyllën në Europë, të parën Hitleri, të dytën Rama”




               Publikuar në : 21:49 - 26/07/18 |
mapo.al

Ekspert i ligjeve Çlirim Gjata, shprehet se një Gjykatë Kushtetuese mosfunksionale, është një situatë në favor të qeverisë. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ai tha se në Europë ka pasur dy raste kur institucioni i Gjykatës Kushtetuese nuk ka funksionuar: në Austri, kur u pushtua nga Gjermania naziste e Hitlerit dhe kjo e ditëve të sotme në Shqipëri, që sipas tij është suksesi i madh për interesat e qeverisë shqiptare.


“Në vitin ‘92 s’ngeli asnjë qytet pas gjykatë. U akuzua se PD mbajti prokurore dhe gjyqtarët e vjetër, por ishte dhe normale se s’mund të vësh 20-vjeçare, normale të ketë vijimësi. U ndryshua Kushtetuta s’ngelëm pa gjykata. Kjo reformë u bë e tillë që të mbeteshim pa gjykatat kryesore, atë Kushtetuese dhe të Lartë. Pse ndodhi sot? S’ka rëndësi nëse u bë me qëllim ose jo, rëndësi ka rezultati dhe shkon në favor të qeverisë. S’ka kush e rrëzon qeverinë, bën ç’të dojë. S’ka demokraci. Prokurohen e Përgjithshme e ka kapur, drejtësinë e ka kapur. Ky sistem drejtësie, e ky Vetting është eksperiment që ndodh për herë të parë në historinë e njerëzimit në Shqipëri, asnjë vend nuk e ka kështu. Tha Hahn kalojeni me një ligj kalimtar, po si mund ta kalosh kështu”.

Qeverisë i intereson ose të kapë drejtësisë, ose të lërë pa drejtësi, shtoi, ky është një suksesi i madh për qeverinë.

Ndërsa nga pikëpamja e demokracisë, e cilësoi mungesën e Kushtetuese, një “situatë shumë të rrezikshme”.

Gjata tha se mes subjekteve të rivlerësimit po mbizotëron një klimë terrori.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas