Politika

Dy ditë rresht qeveria në Jug për të treguar se… ky ishte sezoni më i mirë turistik

Ka dy ditë rresht që kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij po zhvillojnë takime në jug të vendit për të treguar se ky sezon turistik ishte më i miri.

“Ne mund të themi që jemi në sezonin me të pastër dhe më të mirë. Deri në fund të vitit duam të shkojmë deri në gjashtë milion turistë. Kur them sezoni më i pastër, nuk them se është më i pastri. Kemi qënë shumë pis dhe tani jemi pis. Kush thotë: Po po kjo? Po ajo?, i them se ne kemi katër vjet që punojmë për fushën sanitare të Vlorës. Së shpejti, do të fillojë puna për ndërtimin e fushës sanitare.



Në fund të ditës problem jemi ne. Ne patriotët që jemi gati t’i vëmë flakën një flamuri të huaj, ne i hedhim mbeturinat ku të na vijë radha. Është pabesia më e madhe që i bëjmë atdheut tonë.

Të gjithë e dinë që nuk ka të krahasuar me sezonët e mëparshëm. Policia nga ana e saj ka pasur një fuqi më të madhe për të parandaluar krimin.

Do të fillojmë investimet për t’i dhënë fund dramës dhjetra vjeçare për ujrat e zeza…”,- tha Rama. Thuajse të njëjtat qëndrime mbajtën edhe ministrat e tjerë të qeverisë, si Xhafaj, Gjiknuri, Klosi e Kumbaro.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas