Politika

Dy ditë para Samitit të negociatave, PD: Perëndimi po na thotë se nuk jemi gati

 

Florion Mima deklaroi në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se perëndimi nuk do t’i hape dyert e negociatave për Shqipërinë në samitin e 28-29 qershorit. Duke u bazuar në projekt-rezolutën gjermame që kushtëzon hapjen e negociatave,



Mima tha se, “sot perëndimi po na thotë që nuk jemi gati, që nuk mund të shkohet me një ish-ministër të brendshem që mbrohet politikisht apo me një ministër tjetër të Brendshëm vëllai i të cilit është i dënuar me vendim të formës së prerë nga një nga vendet anëtare të Europës”

Mima shtoi në listë edhe numrin dy të socialistëve, kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nisur nga akuzat e Lulzim Bashës se Balla fshihet pas shumave të mëdha të eurove në dy makina Toyota Yaris në Durrës, dy ditë më parë, denoncim që Basha e kishtë paralajmëruar që të enjten e kaluar.

Edhe bumi i lejeve të ndërtimit, sipas tij, lidhet me një plan mafioz për pastrimin e shumave të mëdha të parave.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas