Bota, Kryesore

Duterte nuk ndalet: Peshkopët katolikë duhen vrarë

Presidenti i Filipineve nuk ndalet në komentet e tij kontroverse. Këtë herë ai ka sulmuar klerikët e lartë katolikë, duke thënë se ata janë ‘disa budallenj të pavlerë, që duhen vrarë’.

Komentet e forta vijnë pasi Kisha Katolike kritikoi luftën e qeverisë së tij ndaj drogës, që ka sjellë si pasojë mijëra viktima. Sipas Al Jazeera, ai kritikoi klerikët katolikë si njerëz që nuk bëjnë asgjë, veçse kritikojnë.



“Këta peshkopë që keni, vritini. Ata janë budallenj të pavlerë. Vetëm kritikojnë”.

Sipas tij, Kisha Katolike është institucioni më hipokrit. Duterte tha se Zoti i tij është ndryshe nga ai që adhurojnë katolikët. Ky koment është alarmues pasi 90 përqind e vendit janë katolikë.

Që kur Duterte ka marrë pushtetin, 5 mijë trafikantë dhe përdorues droge janë vrarë në vend. Kjo ka alarmuar organizatat ndërkombëtare. Pavarësisht se po lufton drogaxhinjtë, para pak ditësh Duterte tha se ai tymos marijuanë që të mos e zërë gjumi. Më vonë deklaroi se po bënte shaka.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas