Humor

Durrsakja alarmon Policinë se i vodhën makinën, do habiteni me atë që kishte ndodhur






               Publikuar në : 08:42 - 27/06/18 |
mapo.al

Një 25-vjeçare në Durrës denoncoi disa ditë më parë në policinë e qytetit vjedhjen e automjetit të saj.


Në njoftimin e datës 22.06.2018, bëhej me dije se shtetësja Sh.H., banuese në Durrës ka kallëzuar se rreth orës 10:00 i kanë vjedhur makinën tip “Peugeot”.

Mirëpo, sipas një njoftimi zyrtar të ditës së djeshme mësohet se makina e të resë nuk ishte vjedhur nga hajdutët.

25-vjeçarja ka dëshmuar në polici, sipas durreslajme, se e ka gjetur mjetin e saj, ndërsa ka habitur teksa ka treguar se kishte harruar vendin e parkimit ditën që ka bërë denoncimin.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas