Kronika

Durrës, policia rrugore bën namin në fundjavë, pezullohen 44 leje drejtimi…ka edhe arrestime

Nëntë  drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë kësaj fundjave në Durrës për drejtim mjeti nën  ndikimin e alkoolit dhe pesë shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Kontrollet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore të qytetit të Durrësit për rritjen e sigurisë në rrugë janë finalizuar me 472 masa administrative për shkelje të ndryshme  dhe pezullimin e 44 lejeve të drejtimit.



Shumë drejtues mjetesh janë këshilluar nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si mospërdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, vendosjen e rripit të sigurimit, mosperdorimin e aparateve celularë gjatë drejtimit të mjetit, respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal  gjatë fundjavës janë marrë masat si më poshtë vijojnë:

• janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

• janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

• janë pezulluar 44 leje drejtimi për tejkalim  të normave të shpejtësisë dhe 9 leje drejtimi për drejtues të mjeteve nën ndikimin e alkoolit;

•janë ndëshkuar 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 78 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 62 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

• janë vendosur 472 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas