Kryesore, Politika

Dule akuzon Ramën për klientelizëm

vangjel duleNga Gjirokastra, ku mori pjesë në një aktivitet të organizatës OMONIA, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, nuk i kurseu kritikat ndaj aleatit të tij, kryeministrit Rama.

Problemi mes tyre duket se nuk qëndron vetëm te reforma territoriale, e kontestuar nga minoriteti grek.



Dule u shpreh se jo vetëm qytetarët, por edhe vetë mazhoranca e majtë, presin që qeveria të shkëputet nga kauzat me moral të humbur për shkak të klientelizmit.

Qeveria tha ai ka ende avantazhin e shumicës së gjërë duke lënë të kuptohet se edhe vëtë deputetëtët e kësaj shumice janë duke pritur qeverinë, të dalë nga rrethi vicioz.

“Qeveria ka ende në avantazhet e veta mazhorancën e gjerë parlamentare, ka ende pritshmërinë e qytetarëve se ndonëse me vonesa të theksuara, do ndërgjegjësohet ekzekutivi për implementimin e angazhimeve të marra para 23 qershorit dhe nga ana tjetër edhe vetë shumica parlamentar është ende duke shpresuar se ekzekutivi do të dalë nga rrethi i ngushtë dhe vicioz i reformave të fragmentarizuara që nuk kanë fillim mes dhe fund apo i kauzave me moral të humbur për shkak të klientelizimit”.

Organizata OMONIA i kërkoi PBDNJ-së të dalë nga koalicioni qeverisës fill pas miratimit të ndarjes së re territoriale duke i lënë hapësira për të vendosur më vonë për këtë çështje.

Apeli i kreut të PBDNJ mund të ketë lidhje pikërisht me një vendim të afërt të kësaj force për daljen nga koalicioni qeverisës.

PBDNJ ka vetëm një mandat në parlament, atë të kryetarit Dule.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas