KMR

Duket si superskaf por… është nëndetësja e kokainës së El Çapos




               Publikuar në : 22:46 - 09/12/18 |
mapo.al

Anëtarët e jurisë në gjyqin e “El Çapos” panë pamje nga nëndetësja e parë që ishte kapur nga Roja Bregdetare të SHBA-ve, e që ishte e mbushur me kokainë. Nëndetësja ishte kapur në shtator të vitit 2008, në ujëra ndërkombëtare, rreth 500 km larg Guatemalas.


Kapiteni Tod Bagetis, i cili mori pjesë në operacion, tha se, pasi e kishin kuptuar që ishin diktuar, trafikantët ishin përpjekur të përplaseshin me anijen e rojave për t’i përmbysur.

Pasi i kishin nënshtruar, policët gjendën brenda 237 pako me kokainë, me vlerë 100 milionë dollarë. Policia tha që personat që e ruanin drogën ishin shumë të ashpër. Nëndetësja u gjurmua natën, që trafikantët të kapeshin në befasi.

Brenda nëndetëses kishte dhe një derë të fshehur, prapë e mbushur me kokainë. Banda e El Çapos përdorete edhe konserva meksikane, të mbushura në fakt me kokainë. Guzman, (El Çapo), një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, u kap në vitin 2016.

Furnitori i tij, pasi kishte mësuar se kërkohej nga SHBA-të, kishte bërë operacion fytyre që të mos njihej.

<
>
1-11 2-13 3-11 4-12 5-11 6-11 7-10 8-10 koka-8

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas