Kryesore, Sport

Duka-Panuçi, zbardhen prapaskenat për shkarkimin e italianit

“Nuk kam pse tërhiqem. Nëse Duka nuk ka më besim tek unë, atëherë jam i gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, tha dje Panuçi në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Është çështje parash, thjesht çështje parash. Italiani që ka luajtur me Realin, Milanin dhe Interin, e di mirë kur një skuadër të ndjek dhe kur ajo të braktis.

“Burrëria” që u shiste shqiptarëve disa javë më parë, teksa thoshte se “nuk ishte nevoja ta hiqnin nëse nuk shihte më shpresë, sepse ishte i gatshëm të ikte vetë”, ishte thjesht një rrahje gjoksi e momentit. Sepse tani pra, kur sheh të të rrëshqasë toka poshtë këmbëve, kërkon negociata. Duhet të jesh naiv që të mendosh se ftesa për Dukën për të biseduar nuk është një ftesë për të negociuar për kontratën dhe për… paratë.



Prapaskenat

Panuçi është praktikisht i ikur. Vendimi mund të merret që sot, por mund të shtyhet pas ndeshjes kundër Uellsit. Duka e mori mesazhin dje, se Panuçi nuk ka ndërmend që të dorëhiqet, tani thjesht i duhet të zgjedhë nëse do ta shkarkojë dhe do ta dëmshpërblejë për prishje të njëanshme të kontratës, apo do të shfrytëzojë ditët e mbetura deri te ndeshja me Uellsin për të negociuar me italianin dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët. Si biznesmen që është, ka shumë të ngjarë që të negociojë deri në fund, me qëllim që të mos ia paguajë deri në fund kontratën Panuçit. Por, edhe kjo është e diskutueshme, pasi opinioni publik është i revoltuar dhe të gjithë kërkojnë kokën e trajnerit.

Kontrata

Panuçi ka një kontratë afro 280 mijë euro në edicion, pra në dy vite. Deri tani ai ka marrë pothuajse gjysmën dhe nëse Duka do ta largojë pa gjetur një marrëveshje, duhet t’i japë edhe 140 mijë të tjera. Ky është ngërçi i vetëm, sepse sa për pjesën tjetër, divorci është thjesht çështje orësh. Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se Duka ka qenë i vendosur që para kësaj humbjeje t’i jepte shans deri për ndeshjen me Uellsin, por natyrisht nuk kishte parashikuar një humbje të tmerrshme si ajo e djeshmja.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas