Sport

Duka: Kombëtaren s’mund ta baltosin thashemethet


Mediat kishin krijuar një gardh të vërtetë në selinë e FSHF-së në pritje të përfundimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv dhe dorëzimit të stemës së FIFA-s për gjyqtarët Jemini, Pashaj dhe Jorgji. Natyrisht që “peshku” i kërkuar ishte Armand Duka, presidenti i FSHF-së që lëshon kështu deklaratën e parë në lidhje me akuzat për trukimin e ndeshjeve. Sipas presidentit të FSHF-së, është e ulët që të përflitet përfaqësuesja kuqezi në këtë mënyrë dhe aq më tepër të merren si të mirëqëna disa thashetheme. Madje, Duka del në një farë mënyre garant edhe për pastërtinë e ish-trajnerit Kuzhe. “Realisht nuk më pëlqen nxitimi për të akuzuar dhe për të baltosur kombëtaren shqiptare në bazë të thashethemeve që mund të kenë ndodhur në Greqi apo në një vend tjetër. Kam bindjen e plotë se ekipi shqiptar nuk ka trukuar asnjëherë. Kam bindjen e plotë dhe jam i sigurt për këtë. As trajneri nuk ka trukuar. Që trajneri të bëjë diçka duhet që të luajë me futbollistët,” është shprehur rreth argumentit të trukimeve numri një i futbollit në vendin tonë.

Në fund, Duka është pyetur në lidhje me problemet që po has stadiumi i ri. Për kreun e FSHF-së as që bëhet fjalë një ndryshim destinacioni i projektit dhe se po pret vetëm që të bëhet fisibilieti nga projekti përfundimtar. “Asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë ide për të ndërtuar një stadium në ndonjë vend tjetër. Projekti ka qenë një projekt-ide. Tani, që të bësh projektin definitiv, duhet të marrësh përgjigje nga kompanitë e specializuara se kush është projekti më fisibël, i cili kënaq interesat e tifozëve shqiptarë dhe që shlyen financiarisht këtë projekt. Por gjithsesi, kërkesa është që të mos jetë më pak se në nivelet e 20-30 mijë spektatorëve,” ka përfunduar Duka në dalje të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, që caktoi datën 22 shkurt dhe Shkodrën si pritëse për zhvillimin e Asamblesë së Zakonshme.



 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas