Teknologji

Dubai teston targat dixhitale për të parë funksionimin e sistemit

Targat digjitale do të testohen në Dubai për të parë nëse funksionon si sistem.

 



 

Targat e regjistrimit të makinave nuk kanë ndryshuar pothuajse fare që në kohën kur është krijuar edhe makina e parë, më shumë se një shekull më parë. Vitet e fundit është folur shumë në lidhje me përdorimin e targave digjitale. Në Dubai, tashmë do tu jepet mundësia shoferëve të testojnë modelin e ri të targave.

Sipas BBC, Dubai do të jetë vendi që do të testojë targat inteligjente në disa makina. Autoriteti i transportit rrugor në Dubai deklaron se ky test do të përdoret për të vlerësuar avantazhet e përdorimit të targave digjitale duke lejuar përgjigje më të shpejta ndaj emergjencave në rastin e aksidenteve apo vjedhjeve. Gjithashtu, shërbime të ndryshme si kolaudimi i makinës, gjobat dhe pagesat e rrugëve janë lehtësisht të menaxhueshme me anë të targës digjitale.

Këto targa do të jenë të pajisura me GPS, gjë që mund të çojë në efekte negative të tipit hakerim i sistemit të targave të cilat menaxhohen nga autoritetit përkatës. Në rastin e Dubait, klima e nxehtë dhe rëra mund të krijojnë probleme për këtë teknologji, njofton PCW.

Megjithatë, në Kaliforni është miratuar një leje për testimin e targave digjitale të cilat po përdoren këtë vit. Çfarë nuk shkonte me targat tradicionale.

(BalkanWeb)

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas