“Duam rivotim për teatrin”, por cila është arsyeja e vërtetë e largimit të opozitës nga salla? Në rend dite është…

Kryesore



               Publikuar në : 12:01 - 19/07/18 |
enton palushi

Opozita braktisi punimet e Kuvendit ne bllok me argumentin se kërkojnë rivotim të ligjit për teatrin.


Ky ishte qëndrimi zyrtar që u përcoll sot përmes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Por arsyet janë gjetkë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci futi sot në rend dite projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, një draft që kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Për të arrituer këtë kuorum, PS-së I duhen vota nga opozita dhe kryesish nga LSI-ja forca që Taulant Balla tha pak ditë më parë se është në bisedime.

Largimi sot në bllok i PD-së dhe LSI-së më shumë sesa një qëndrim për Teatrin është një përpjekje konkrete për të shmangur rrjedhjen e votave që të paktën nga LSI ka ndodhur shpesh.

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas