Media

‘Dua të bëj lekë’, moderatorja e njohur lë televizionin për t’u bërë…

Einxhel Shkira është një vajzë e bukur, të cilën e kemi parë si moderatore programesh muzikore, si modele, por edhe pjesë të paneleve të ndryshme televizive.

Por me gjithë këtë vëmendje të fituar, Einxhel ka vendosur të tërhiqet për pak kohë nga ekrani.



Dhe këtë vendim e ka marrë, sepse dëshiron t’i përkushtohet biznesit. Studentja e Arkitekturës ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, ku tregoi edhe arsyen se përse u tërhoq nga televizioni.

“Ka pasur shumë vajza që modelingun e kanë përdorur si një trampolinë për t’iu futur televizionit. Unë mendova se mund të ishte një mënyrë shumë e mirë, por kur e provova, thashë: Nuk mund ta arrij televizionin, kështu dhe u tërhoqa. Me pas ishte televizioni që më kërkoi mua shkruan Class.

Para se të arrish televizionin është një ëndërr, por në momentin që je aty, fillon të mendosh më me këmbë në tokë. Televizioni ka vështirësitë e veta dhe kjo ka qenë një nga arsyet se përse u tërhoqa”,- tha Einxhel.

Objektivat e së ardhmes, Einxhel i ka shumë të qarta. Për momentin, ajo merret me biznes dhe këtë dëshiron ta vazhdojë, sepse ndjen se ky është një talent të cilin do ta vazhdojë gjatë: “Tani dua të bëj lekë” – thotë ajo dhe hapur, pa hipokrizi dhe pa komplekse. Në fund të fundit, këtë e duan të gjithë.

 

<
>
001-einxhi-shkira_1486294683-3277528 einxhel-shkira1-685x423-685x420 Einxhel-Shkira einxhel-shkira einxh e3
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas