Bota

“Dua shtëpinë”, djali i çjerr sytë babait për trashëgiminë

Një 41-vjeçar u përpoq t’i nxirrte sytë babait të tij në Indi, në mënyrë që të merrte trashëgiminë përpara se të vdiste. Në pamjet e publikuara në internet mund të shihet burri i përgjakur teksa transportohet për në spital. Ai u gjet nga fqinjët duke ulëritur dhe të mbuluar nga gjaku.

Parameshwar Chetan, 65-vjeç u sulmua nga djali i tij Abhishek, pasi ky i fundit i kërkoi të atit që të trashëgonte shtëpinë e familjes menjëherë dhe jo të priste që babai i tij të vdiste. Ai mësohet se kishte kërkuar gjithashtu që e motra të mos përfshihej në trashëgimi.



Sipas asaj që shkruan The Sun, fqinjët thanë se sherret për pronën kishin qenë të vazhdueshme në familjen Chetan. Megjithatë këtë herë gjërat shkuan më larg. Djali e shtyu fillimisht të atin në dysheme, më pas tentoi që t’i nxirrte sytë duke i futur gishtat.

Ishin fqinjët që e gjetën të përgjakur të moshuarin dhe e shoqëruan në spital. Mjekët thanë se një prej syve ishte e pamundur që të shpëtohej, megjithatë ata u shprehën pozitivë që tjetri do të mund të rifitonte shikimin.

Pasi tentoi të verbonte të atin, 40-vjeçari u largua nga vendngjarja dhe telefonoi të motrën për t’i thënë se i ati ishte përpjekur që t’i nxirrte sytë vetes për t’ia hedhur më pas fajin të birit. Megjithatë policia e hodhi poshtë këtë version dhe e arrestoi Abhishek.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas