Kronika

Dron e helikopter për kapjen e shqiptarëve, gjendet fabrika e kanabisit

Dy shqiptarë u arrestuan në Britani, për prodhimin e një sasie kanabisi me vlerë rreth 500 mijë paund.

Policia e Sussex nisi të kontrollonte zonën pasi banorët kishin raportuar një erë të çuditshme që vinte nga një pronë në Toddington Lane, Littlehampton.



Sipas mediave britanike, oficerët e policisë bastisën në banesë të dielën e 17 Qershorit dhe gjetën më shumë se 600 bimë kanabisi. Nëse do të hidhej në treg, vlera e drogës përllogaritet se do të kapte një shifër prej 477,000 paund.

Ndërkohë gjatë kohës që u futën në pronë, oficerët dalluan dy persona të cilët po tentonin të arratiseshin nga pjesa e pasme e shtëpisë.

Për kapjen e tyre u përdor një polic dron, një helikopter dhe njësia e qenve.

Në prangat e autoriteteve britanike përfunduan dy shqiptarë të moshës 19 dhe 28 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Të dy të futur në Britani në mënyrë të jashtëligjshme, ata akuzohen për prodhim të drogës së klasit B.

Ata mësohet se iu dorëzuan zyrës së Home Office dhe do të qëndrojnë të ndaluar derisa të shqyrtohen çështjet e tyre të emigracionit.

Inspektori Danny West falenderoi banorët e zonës për informacionin fillestar.

“Dëgjuam ankesat e tyre dhe ishim në gjendje të vepronim shpejt në bazë të informacionit që na dhanë. Ishim në gjendje të përdornim teknologji të tillë si droni, që të na ndihmonte për të kërkuar për të dyshuarit dhe për kapjen e atyre që qëndronin pas një fabrike kaq të madhe kanabisi”.

“Ky është një rezultat shumë i mirë për policinë e Sussex, e cila mundi të parandalonte hedhjen në treg të një sasie kaq të madhe droge“, tha West më tej./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas