Aktualitet

Drogë në makinë me gruan dhe 2 fëmijët, arrestohet shqiptari në Itali

8 kilogramë marijuanë gjetën karabinierët në bagazhin e makinës së një shqiptari, i cili udhëtonte bashkë me gruan dhe fëmijët e mitur.

Sipas mediave fqinje, ai është një 40-vjeçar me iniciale R.B., i cili jetonte në Roseto degli Abruzzi, Teramo. Droga u zbulua nga një postbllok policie në autostradë, në Pescara. Shqiptari ishte në makinë sëbashku me gruan dhe 2 fëmijët të moshës 7 dhe 11 vjeç.



Gjatë kontrollit, ai nuk shfaqi asnjë lloj nervozizmi, por kur karabinierët vendosën që të bëni një kontroll më të imtësishëm, ai mësohet se nisi t’u thoshte se ishte me nxitim.

Autoritetet italiane zbuluan në brendësi të bagazhit të makinës një çantë, brenda së cilës 40-vjeçari kishte futur 8 kilogramët e drogës të ndara në 4 pako. Shqiptari përfundoi në pranga, ndërsa policia i sekuestroi ndër të tjera edhe telefonin celular.

Sipas mediave italiane, nëse kjo sasi droge do të ishte hedhur në treg do të ishte pasur një vlerë prej 100 mijë eurosh./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas