Aktualitet

Drogba: Fitorja më e madhe në karrierë? Të shikoja popullim tim të bashkuar, ja si e arrita

Didier Drogba është në vitet e fundit të karrierës, por ai do të mbahet mend gjithmonë për atë që arriti te Chelsea. ‘Bomberi’, që tashmë është 40-vjeç, në një intervistë të fundit ka rrëfyer një histori të veçantë, ku nëpërmjet futbollit ka arritur të bashkojë popullin e tij.

Për të nuk ka vlerë as fitorja e kampionateve në “Premier League” e as trofeu në “Champions League”, por ajo që arriti të bënte për Bregun e Fildishtë.



“Në 2008-ën ka qenë periudha në të cilën konsiderohesha si simbol i Bregut të Fildishtë. Në atë kohë ishte lufta me rebelët dhe vinin vazhdimisht imazhe të popullit tim, të njerëzve të vrarë, grave të përdhunuara dhe bijve të rrëmbyer për të luftuar.

Njerëzit më kërkonin të isha në krah të tyre. Në 2008-ën, kombëtarja ime po përgatitej për Kupën e Afrikës, por vendi ishte i përçarë. Atëherë propozova një miqësore në një qytet që në atë moment ishte në dorën e rebelëve. Për shumë njerëz ishte një çmenduri, por qeveria pranoi. Federata organizoi një ndeshje miqësore kundër Madagaskarit në qytetin e Bouake, që në atë moment ishte një fortesë e grupeve antiqeveritare.

Erdhi dita e ndeshjes dhe masat e sigurisë ishin absurde. Unë nuk duhej të luaja, sepse isha dëmtuar në stërvitje dhe kisha një kavilje të fryrë. Shokët e skuadrës u futën në fushë për të zhvilluar nxehjen dhe nga shkallët e stadiumit filluan koret kundër rebelëve.

Isha në tribunë dhe shikoja urrejtjen në sytë e njerëzve… në atë moment mendova se duhej të bëja diçka dhe vendosa të zbrisja në fushën e lojës. Shkova te trajneri dhe i thashë: ‘Do të luaj edhe me një këmbë. Përndryshe do të bëhet luftë. Nuk ka rëndësi çfarë do të thonë në Londër. Ky është populli im dhe për ata jam gati të rrezikoj edhe karrierën’.

Vesha uniformën dhe vendosa të bëja xhiron e stadiumit për të përshëndetur popullin tim. Isha i rrethuar nga shumë ushtarakë që kishin frikë për shëndetin tim, por nuk mendova për asgjë. Vetëm në atë moment pashë një komb të bashkuar. Të gjithë thërrisnin emrin tim dhe atë të Bregut të Fildishtë.

Kur filloi ndeshja, në stadium kishte vetëm brohoritje. Kam realizuar qindra gola në karrierën time dhe kam fituar pothuajse gjithçka, por nëse më pyesni se cila ka qenë fitorja më e bukur, përgjigja ime është ajo kundër Madagaskarit. Realizova golin e 5-0 dhe në atë moment fillova të qaja. Të shikoja popullin tim të bashkuar vetëm për një mbrëmje ka qenë fitorja ime më e madhe”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas