Aktualitet

Droga në Spanjë, zbardhen detajet e reja nga hetimi, pse “bosi” ndryshoi mbiemrin…

Detaje të reja kanë dalë lidhur me hetimet që po zhvillohen në Shqipëri pas arrestimit të dy shqiptarëve të cilëve në Spanjë iu kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash. Burime nga Policia e Shtetit thonë se për momentin fokusi i hetimeve është përqendruar tek i arrestuari Julian Deblini i cili më parë e ka mbajtur mbiemrin Gjoka.

Julian Gjoka në vitin 2011 e ndryshoi mbiemrin në Julian Deblini. Por ëdhe vëllai i tij rezulton me mbiemër të ndryshuar. Policia e Lezhës dhe departamenti kundra zbulimit në SHISH janë duke mbledhur informacione përse Julian Gjoka e ndryshoi mbiemrin. Sikurse edhe lidhjet e të mundshme të 35-vjeçarit nga Lezha me eksponentë të botës së krimit në këtë qytet apo edhe në Europë.



Bashkë me Julian Deblinin në Spanjë është arrestuar edhe Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë. Momentin e arrestimit ai kishte paraqitur një pasaportë false me identitet të Dritan Gradicës, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun.

Në sitën e verifikimeve do të kalojnë në fakt të gjitha pasutitë edhe të familjarëve të Arjanit, që rezultojnë bashkëpronarë të një nga Qendrat Tregtare më të rëndësishme në kryeqytet dhe pronar i shumë pallateve. Verifikimet bazohen në ligjin antimafia ku përfshihen në hetime edhe familjarët e të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge.

Një ditë pas arrestimit zëdhënësja e policisë së Madridit në një prononcim për Report TV deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin kokat e këtij grupi kriminal ku bënin pjese edhe dy shtetas spanjoll dhe një kolumbian.

Në të njëjtën kohë Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen verifikime në zyrat e hipotekës, bizneset, bankat e nivelit të dytë, pronësitë mbi automjetet dhe agjencitë e transfertave dhe këmbimeve valutore.

Pas verifikimeve nga policia dhe prokuroria dosja do kalojë në Gjykatë për vënien e pasurive nën sekuestro, dhe pas sekuestros së pronare ata janë të detyruar ti faktojnë gjykatës origjinën e parave me të cilat kanë ndërtuar këto prona.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas