Sport

Drita “ndriçon” stadiumin “Fadil Vokrri”, fiton Superkupën ndaj Prishtinës

Drita është skuadra fituese e Superkupës së Kosovës. Skuadra gjilanase, kampione e vendit, fitoi ndaj Prishtinës së Mirel Josës me rezultatin 2-1, në një ndeshje që u zhvillua në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”.

Ishte një ndeshje me dy tablo, ku në pjesën e parë u pa një dominim i Prishtinës që në 3 raste arriti të godasë shtyllën deri sa gjeti golin e avantazhit në minutën e 35 me Mankenden. Por me 45 minutat e dyta historia e ndeshjes ndryshoi.



Prishtina nuk e kishte më atë superioritet, ndërkohë që ndeshja u ndërpre për disa minuta pasi tifozët hodhën tymose në fushën e lojës. Loja rifilloi shpejt dhe në minutën e 64 Drita barazoi rezultatin me Gerbeshin nga pika e bardhë e 11-metershit.

Prishtina u përpoq të reagojë, por skuadra gjilanase i dha edhe goditjen e dytë teksa përmbysi rezultatin me golin e Haxhimuses të shënuar pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në minutat e fundit u panë lojtarët e Prishtinës në zonën e Dritës në tentativë për të barazuar rezultatin, por në fund shifrat e sfidës mbeten 2-1 për Dritën që fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas