Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme Detare: Bllokim të mjeteve “pirate” në liqene

Me anë të një deklarate për mediat, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ka nisur një operacion për bllokimin e mjeteve ujore që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh, të cilat janë artizanale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve në liqenet e Komanit, Vaut të Dejës dhe liqenit të Shkodrës.

Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë në deklaratë se pas inspektimeve dhe verifikimeve të këtyre mjeteve janë konstatuar se ka mjete ujore që janë artizanale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve dhe mjeteve.



Mësohet se operacioni po vazhdon me verifikimin dhe bllokimin dhe është në proces.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas