Aktualitet, Kryesore

Drejtori i Institutit të Ndërtimit: Ja cilat banesa rrezikohen nga tërmeti

Pallatet pas viteve 90 si dhe ata që po ndërtohen aktualisht janë të sigurta nga lëkundjet sizmike. Drejtori i Insitutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu, në një intervistë për Report TV tregon se risk paraqesin banesat e ndërtuara përpara viteve ’63 dhe 78.

Tërmetet e ndodhura dje në vendin tonë kanë shqetësuar jo pak të gjithë qytetarët. Shqetësimi i personave që banojnë apo punojnë në ndërtesa të larta është edhe më i madh. Por, cila është siguria teknike që kanë banesat sot? Në një intervistë për Report Tv Drejtori i insitutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu tregon se cilat ndërtesa paraqesin më shumë rrezik në rastin e lëkundjeve sizmike dhe çfarë duhet bërë me to.



“Në objektet më të riskuara janë ato para viteve ‘63 sepse teknologjia e ndërtimit në atë kohë nuk njihet dhe intensiteti për llogaritjen e këtyre objekteve është më i ulët. Në konceptin tonë si inxhinierë, të gjitha objektet që paraqesin problematikë duhet të bëhet një check up i tyre për të parë sjelljen në kushtet e një tërmeti që mund ti rrezikojë”, tha Agron Hysenlliu, Drejtori i Insitutit të Ndërtimit.

Pallatet e ndërtuara pas viteve ’90 janë më të sigurta teknikisht. Drejtori Hysenlliu jep këtë shpjegim.

Më tej ai shtoi: Në konceptin tim si inxhinier dhe projektues, ndërtimet pas viteve ‘90 janë ndërtime cilësore dhe nuk kanë nevojë për panik, pavarësisht numrit të kateve dhe teknologjia e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe të vetë objektit është rritur jashtë mase.

Nga ana tjetër, Agron Hysenlliu bën me dije se disa gjëra kryesore që duhet të kenë parasysh inxhinierët përpara ndërtimit të objekteve.

“Ata duhet të kenë parasysh të zbatojnë me rigorozitet kushtet teknike, standartet shtetëore, aerokodet. Kjo është tepër e rëndësishme në ndërtimin e një objekti. Përpara se të kryhet një objekt në terrrenin përkatës, çdo projektues është i detyruar të marrë nga instituti i gjeologjisë ose i enteve private studimin gjeologjik dhe hiodrologjik të zonës, njëkohësisht pranë institutin sizmologjik, sizmologjinë e zonës”, përfundoi Agron Hysenlliu.

Ditën e djeshme Shqipëria u përfshi nga një valë lëkundjesh sizmiologjike. Sipas sizmologëve këto lëkundje mund të vijojnë edhe në ditët në vijim por me magnitudë më të ulët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas