Kryesore

Drejtoresha e Ministrisë: Meqenëse në Europë 10% janë homoseksualë, edhe në Shqipëri…




               Publikuar në : 14:51 - 27/03/18 |
mapo.al

Përgjegjësja për çështjet e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Rinisë, Etleva Sheshi ka bërë një deklaratë të fortë dje në emisionin e gazetares Ilva Tare në Ora News.


Ajo tha se meqenëse në të gjithë vendet e BE, nga sondazhet ka rezultuar që komuniteti LGBT është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian.

“Meqenëse në Evropë janë 10 % e popullsisë pjesëtarë të këtij komuniteti, edhe Shqipëria nuk ka pse të jetë ndryshe. Kjo ka dalë nga studimet e institucionit të BE që bën sondazhe dhe vrojtime, i specializuar për këtë çështje, nga Këshiili i Evropës që ka rekomandime apostafat për këtë gjë, të cilat Shqipëria si shtet anëtar i ka të miratuara dhe dakortësuara, kështu që mendoj që nuk përbën ndonjë çudi e madhe që në Shqipëri nuk ekziston ky komunitet, për këtë pjesë sa ekziston mendoj që nuk ka vend fare të flasim. Në Shqipëri është e vështirë të bësh studim. Meqenëse në tërë vendet e BE, ky është sondazh me vetedeklarim, ky lloj sondazhi ka rezultuar që është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian”.


Etiketa: , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. nuk di nga e ka kete te dhene , dmth sigurine per te , sepse e besueshme pas studimeve te Kinsey pranohet rreth 5%.edhe pse ai e fillon me 10% debatin.

    Përgjigju ↓
Pas