Kryesore

Drejt largimit nga Hungaria, Soros mund të “strehohet” në Serbi

E ardhmja e institucioneve të George Soros në Hungari është vënë në pikëpyetje pas fitores së radhës të Viktor Orban, i cili gjatë fushatës nuk kurseu sulmet ndaj filantropistit.

 E nisur nga kjo, rrjeti i fondacioneve Soros është vënë në kërkim të një vendi tjetër për hapjen e institucioneve të tij. Një ndër këto vende mund të jetë Serbia.

Djali i George Soros, Alexander, që mban edhe postin e zv.drejtorit të Bordit të Drejtuesve të Fondacioneve për Shoqërinë e Hapur, u takua së fundmi me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.



“Fondacioni për një Shoqëri të Hapur është gati të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të komunitetit rom në Serbi. Alexander Soros shprehu gatishmërinë për të ndihmuar gjithashtu në reformat që ka ndërmarrë vendi, forcimin e institucioneve dhe të proceseve demokratike në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit nga Presidenca serbe.

Takimi u realizua në të njëjtën ditë kur mediat raportuan se Fondacioni për një Shoqëri të Hapur dhe institucionet e tjera të George Soros po shqyrtojnë seriozisht mbylljen e zyrave të tyre në Budapest.

Ky afrim i Presidentit serb me George Soros shihet i çuditshëm. Në mars të vitit 2017, duke folur për televizionet vendase ai i lidhte protestat antiqeveritare të asaj kohe në Beograd dhe Rusi me emrin e filantropit.

“Nëse shohim me kujdes informacionin e rusëve, shohim që pas këtyre protestave qëndrojnë të njëjtët financuar, nga Sorosi dhe të tjerët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas