Kryesore

Drama e fëmijëve të ngecur në shpellë: Ja çfarë duhet të dini

Dymbëdhjetë djemtë dhe trajneri i tyre i futbollit të ngecur në një shpelllë tajlandeze janë gjallë, por do t’u duhet të mësojnë si të zhyten ose të presin për muaj të tërë që përmbytjet të zmbprasen përpara se të mundin të dalin, thotë ushtria.

Grupi ishte shpallur i humbur prej nëntë ditësh përpara se ata të gjendeshin nga zhytësit të hënën vonë në darkë në një cep të thatë të një shpelle.



Shpëtimtarët tani po përballen me nivelet e larta të ujit, që sa vijnë e rriten, për t’u dërguar furnizime grupit.

Atyre mund t’u nevojitet t’u dërgohet ushqim për të paktën katër muajt e ardhshëm, sipas ushtrisë.

Përpjekje po bëhen për të instaluar energji elektrike dhe linjë telefonike brenda shpellës për t’i lejuar djemtë të flasin me prindërit e tyre, thotë Narongsak Osotthanakon, guvernator i Chiang Rai.

 

Si u gjetën ata?

Dy zhytës ekipesh shpëtimesh britanikë, që u gjendën pranë për t’iu bashkuar operacionit të kërkimit, i gjetën djemtë të hënën në mbrëmje. Videoja e kontaktit të parë u postua në Facebook nga forcat speciale tajlandeze ‘Seal’.

Djemtë u panë me ndihmën e një elektriku dore të ulur në një cep që ishte mbi nivelin e ujit, duke iu përgjigjur zhytësve e duke iu thënë që të trembëdhjetë ishin aty edhe që ishin shumë të uritur.

Ata pyetën se sa kohë kanë që qëndrojnë nën tokë dhe pyetën nëse mund të largoheshin tani. Zhytësit u thanë që duhet të presin dhe se njerëz të specializuar do të vinin për t’i shpëtuar.

Njëri nga djemtë përgjigjet: “Në rregull, shihemi nesër”.

Kërkimi për grupin e djemve kishte mbajtur pezull frymën e kombit dhe ishte e paqartë se ku ishin ata edhe nëse ishin akoma gjallë apo jo. Familjet e grupit të humbur ishin në ekstazë kur morën vesh se ata ishin gjetur.

 

Si përfunduan ata në shpellë?

Djemtë e moshës, 11 deri në 16 dhe trajneri i tyre 25-vjeçar u shpallën të humbur në 23 qershor. Mendohet se ata u futën në shpellë kur ajo ishte ende e thatë dhe se reshjet e rënduara të shiut bllokuan daljen.

Ata u gjetën në një ‘xhep’ shkëmbi rreth 4 km (2.5 milje) nga hyrja e shpellës.

Është menduar se djemtë mund të lëvizin në pjesët e thata të shpellës, por reshjet e dendura me intensitet të lartë bllokuan shtigjet e ngushta me baltë edhe copëza guri, duke mos lejuar kështu fushëpamjen dhe mundësinë për të kaluar.

Një nga sfidat më të vështira për zhytësit ishte kur ata u afruan të ashtuquajturit plazhit Pattaya- një kodrinë e ngritur brenda kompleksit të shpellës- ku shpresohej se djemtë ishin strehuar.

Zhytësit duhej të lundronin përmes një morie lakimesh e kthesash të mprehta e të ngushta thuajse në errësirë të plotë. Ata e përfunduan udhëtimin e vështirë për të gjetur plazhin Pattaya të përmbytur, kështu që ata vazhduan të notojnë edhe i gjetën djemtë rreth 400 metra larg që aty.

 

Si mund të dalin ata?

Për t’i nxjerrë djemtë shëndoshë e mirë nga shpella është një detyrë tejet e rrezikshme duke konsideruar kushtet brenda shpellës.

Kompleksi i shpellave Thai Luang në Chang Rai, pjesë e Tajlandës veriore, përmbytet rregullisht gjatë sezonit të shirave që zgjasin deri në shtator apo tetor.

Nëse fëmijët dalin përpara asaj periudhe, atëherë atyre do u duhet të mësojnë aftësitë bazë që duhet të ketë një zhytës.

Por ekspertët kanë paralajmëruar se të marrësh zhytës pa eksperiencë, përmes korridoreve të rrezikshme me baltë me shikueshmëri zero, mund të jetë tejet e rrezikshme.

Përpjekjet për të ulur nivelet e ujit me anë të pompimit jashtë kanë rezultuar të pasuksesshme deri më tani.

Nëse ata do të presin derisa uji të tërhiqet vetë, do të thotë se djemtë duhet të qëndrojnë në shpellë për muaj të tërë dhe duhet të furnizohen në mënyrë të vazhdueshme me ushqim dhe ndihma të tjera.

Mjekë të trajnuar për raste të veçanta do të futen brenda për t’u marrë me kontrolle mjekësore në ditët në vijim për të stabilizuar gjendjen e tyre dhe për të trajtuar lëndime të mundshme.

Korrespondenti i BBC për Azinë Juglindore Jonathan Head, që është në vendngjarje, tha se ushtria tajlandeze ka disa doktorë me aftësitë e nevojshme të zhytjes për të arriur tek ata.

“Por edhe kur atyre t’u ripërtërihen fuqitë për t’i nxjerrë ata jashtë shpellës përmes miljesh të tuneleve të përmbytur pjesërisht, do të jetë një sfidë rraskapitëse. Dhe sezoni i shiut sapo ka filluar këtu- niveli i ujit do të rritet,” tha ai.

Ekipe të tjera akoma po eksplorojnë faqen e malit me shpresën se do të gjejnë një rrugë tjetër për të hyrë në shpellë.

 

Kush janë ata?

Të dymbëdhjetë djemtë janë anëtarë të ekipit të futbollit të zonës dhe është bërë e ditur se trajneri i tyre i ka marrë ata për t’i çuar në një ekskursion të rastit dhe udhëtime nëpër fusha.

Tinnakorn Boonpiem, djali 12-vjecar i të cilës është mes 13 anëtarëve të humbur të grupit, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo ishte shumë e gëzuar që dëgjoi se ata janë mirë.

“Unë dua që djali im të jetë i stërvitur si fizikisht, ashtu edhe mendërisht,” tha ajo.

“Jam aq i lumtur saqë nuk e shpreh dot me fjalë,” tha një i afërm i një tjetër anëtari të grupit, teksa lotët e gëzimit i rridhnin nga faqet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas