Sociale

Drama e 7-vjeçares me asmë dhe pa aparat frymëmarrjeje/ Familjes i prenë energjinë se nuk paguante dot

Një 7 vjeçare në fshatin Lekaj të Lushnjes me astmë kronikë jeton prej 10 ditësh me pamundësinë për tu furnizuar normalisht me oksigjen pasi në familjen e Stela Dervishit mungon energjia elektrike. Për një jetë normale vajza ka nevojë për përdorimin e aparaturës së frymëmarrjes disa herë në ditë, por familja Dervishi që jeton në skamje nuk ka mundësi financiare të paguajë debitin e energjisë.



Stela Dervishi, 7 vjeçe nga fshati Lekaj i Lushnjes e ka të vështirë të marrë frymë normalisht pa ndihmën e një aparati pasi vuan nga astma kronike. Për një jetë normale ajo ka nevojë të përdorë disa herë në ditë pompën elektrike që e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

Por prej 10 ditësh, Stela nuk e ka vënë asnjë herë në punë aparaturën, pasi shtëpisë së familjes Dervishi i mungon energjia elektrike. prindërit e 7 vjecares nuk kanë pasur mundësinë ta paguajnë.

Gazetari: Po pompën pse nuk e bën sot?

Stela Dervishi: Pompën do ta bëj, por nuk kam drita

Gazetari: Nuk keni drita, po pse?

Stela Dervishi: Nuk vjen ai xhaxhi që ti lidhi

Gazetari: Po pse nuk i lidh ai xhaxhi?

Stela Dervishi: Nuk kemi paguar lekët

Skamja është ulur këmbëkryq në këtë familje, por përkeqësimi i gjendjes së 7-vjeçares është shqetësimi kryesor për tre anëtarët e tjerë.

Tefta Dervishi, nëna e Stelës thotë se e kanë të pamundur të paguajnë detyrimet financiare për energjinë elektrike. Por apeli është i fortë! Ajo kërkon vetëm një llampë dhe një prizë për të vënë në punë aparaturën që i jep frymë vajzës 7 vjecare.

Tefta Dervishi: Kam 10 muaj pa paguar dhe nuk kam mundësi ti paguaj. I lutem shtetit të më ndihmojë, të paktën të kem një llambë dhe ti vendos pompën vajzës që të marrë frymë, sepse nuk merr dot frymë po nuk pati pompën atje.

Familja me 4 anëtarë jeton mes vështirësive të mëdha në këtë banesë thuajse të rrënuar në Lekas të Lushnjes, por thonë se kurrë nuk kanë marrë asnjë ndihmë pavarësisht varfërisë ekstreme që i ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. /Ora News

Reagimi OSHEE

Ne lidhje me rastin e familjes Dervishi ne fshatin Lekaj te Lushnjes, Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike (OSHEE Sh.A), sqaron se:

Familja ka kontrate me OSHEE me nr. 49339, ne emer te Shahe Dervishi.
Te dhenat ne sistem tregojne se prej vitit 2010, abonenti ka krijuar debi ndaj OSHEE, edhe pse vlera mesatare e konsumit mujor eshte 1 mije leke.

Te henen, date 20 gusht, pasdite i eshte prere energjia elektrike, por me tu njohur me rastin, kur nuk kishin kaluar me shume se 24 ore, familjes iu lidh energjia elektrike (ende pa dale kronika ne TV).

Sqarojme se familja Dervishi ka qene ne fokus te mbeshtetjes nga ana e OSHEE Lushnje, por cdo problematike te mundshme dhe do te vijoje te ndihmohet, sikurse OSHEE ka bere me mbi 70 mije familjet, te cilet kane pranuar te lidhin aktmarreveshje te perfitimit social permes paketave lehtesuese te pageses se faturave!

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas