ShowBiz

Drake konfirmon se është bërë baba, ka një fëmijë me një pornostare

Lajmi se reperi i njohur Drake është bërë baba filloi të qarkullonte para pak kohësh në media, pas debatit që ai pati me reperin Pusha T. Në tekstet e këngëve të tij, Pusha T thoshte se Drake po fshihte djalin që kishte pasur me yllin e filmave për të rritur, Sophie Brussaux.

Në tekstin e këngës së re të Drake, ai sqaron çdo gjë në lidhje me këtë lajm, duke e pranuar që është bërë baba dhe duke shpjeguar se pse nuk ka folur për këtë gjë më parë.



“Nuk po fshihja fëmijën tim nga bota, por po fshihja botën nga fëmija im, nga shpirtrat bosh që kërkojnë gjithmonë debat. Nuk mund ta kuptosh kurrë, deri në momentin që shikon krijesën tënde”, -thuhet në një pjesë e tekstit të këngës “Emotionless”. Ndërsa në një këngë tjetër të titulluar “March14”, Drake thotë: “Ajo nuk është e dashura ime, si Billie Jean, por fëmija është i imi. Dreq, ne u takuam vetëm dy herë!

<
>
Untitled-1-7-e1530281082199 1-78 2-74 4-70 3-71 5-65 6-59 7-56 8-54 9-52 10-62 drake modelja-4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tani jam këtu duke u munduar të vizitoj djalin ndonjëherë. Më thyhet shpirti! Baba beqar, e urrej kur e dëgjoj. Jam grindur me prindërit e mi për këtë gjë, por tani përfundova duke qenë vet i tillë.” Dhe menjëherë pas këtij lajmi të bujshëm kanë reaguar dhe fansat e këngëtarit. Reperi ka pasur dhe një histori dashurie me këngëtaren e njohur, Rihanna.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas