Aktualitet, Kryesore

Dr. Teodor Morel, dhe e vërteta e parrëfyer e drogimit të Adolf Hitlerit

Nga Daniel Rennie

Gjermania naziste ishte e droguar. Shoferët e taksive, aktorët, sekretarët, shitësit, biznesmenët kryesorë – të gjithë merrnin pilulën narkotike të quajtur Pervitin. Kjo përputhej me filozofinë naziste të epërsisë ariane, pasi vepronte si nxitësja e fundit, edhe pse artificiale, e performances së tyre të lartë.



Njerëzit punonin pa ndërprerje për orë të tëra, nganjëherë për ditë të tëra, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë interesat e Rajhut të Tretë. Shumë shpejt, përpjekja gjermane e luftës u bazua mbi drogën. Pervitin, bëri që forcat e armatosura gjermane të ndiheshin të pamposhtura, duke marshuar për ditë të tëra, dhe të luftonin pa frikë armikun.

Por kjo gjithashtu shtoi çrregullimet psikike, duke ndërtuar një ushtri dhe komb fanatikësh.

Prandaj nuk është e habitshme që njeriu që udhëhiqte vendin, Adolf Hitler, drogohej rregullisht. Por regjimi i tij i përditshëm shkoi shumë përtej. Ndërsa lufta përparonte, Hitleri u bë gjithnjë e më shumë i ndërvarur nga përafërsisht 80 drogëra të ndryshme, që i merrte gjithnjë nga mjeku Teodor Morel.

Sipas librit të Norman Ohler “Drogërat në Gjermaninë naziste”, Morel ishte një oportunist i thekur. Pasi shërbeu si doktor nëpër anije, dhe pastaj një mjek ushtrie gjatë Luftës së Parë Botërore, ai vazhdoi të bëhej mjeku personal i atletëve të suksesshëm, biznesmenëve të njohur, dhe madje edhe mbretërve si Shahu i Persisë dhe Mbreti i Rumanisë.

Karriera e tij në Berlin, lulëzoi kur nazistët u ngjitën në pushtet. Personaliteti kompleks dhe i errët i Morel, rriti dyshimet për prejardhjen hebraike dhe pas zvogëlimit të klientelës së tij, ai iu bashkua Partisë Naziste për të shmangur mosbesimin e mëtejshëm, dhe së shpejti nisi t’u injektonte barna të pazakonta trupave elitë SS.

Në vitin 1936, Morel u takua me Fyhrerin në një darkë. Hitlerivuante nga dhimbje të forta dhe fryrja në stomak. Ai e bindi hipokondriakun Hitler, të gëlltiste kapsulat Mutaflor, të cilat përmbanin një të E.Coli të hidrolizuar dhe pilulat anti-gaz të Dr.Kusterit, që përmbannin gjurmë të strikninës.

Simptomat e Hitlerit u përmirësuan menjëherë. Së shpejti, Morelnisi t’i jepte një dozë të përditshme me Vitamultin, një pluhur misterioz që e çonte ne kulm energjinë e Hitlerit.

Morel kishte arritur aty ku kishin dështuar mjekët e tjerë.

I bindur nga mrekullitë mjekësore të MorelHitleri e emëroi si mjekun e tij personal në vitin 1937. Por rrethi i brendshëm i Hitlerit, e kishte të vështirë ta pranonte. Morel ishte rondokop, vuante nga djersitja e tepërt, halitoza dhe kishte një erë të rëndë të trupit.

E dashura e HitleritEva Braun, e cila më vonë ishte vetë një paciente e Morel, rrinte fillimisht e distancuar nga ai prej tij. Por Hitleri i tha:”Unë nuk e mbaj në punë Dr.Morel jo për erën që vjen, por kujdesin që tregon për shëndetin tim”.

Morel u bë shpejt hija e Hitlerit, duke e ndjekur atë në bunkerë, takime ushtarake, në pushime dhe madje për të vëzhguar territorin e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto momente u përshkruan në ditarin gjithëpërfshirës të Morel, që ofron një dëshmi unike të shëndetit të përditshëm dhe gjendjes mendore të Fyhrerit.

Në shënimet e tij, mjeku i referohej Hitlerit si “Pacienti A”, një masë paraprake për të mbrojtur fshehtësinë e Hitlerit dhe veten e tij, nëse shënimet e tij binin në duart e armiqve të tij, në rastin e vdekjes së udhëheqësit nazist. Në gushtin e vitit 1941, Hitleri u sëmur rëndë. Deri në atë moment, ai kishte marrë injeksione të përditshme të vitaminave dhe glukozës, por ato nuk bënin më efektiv. Me nervozizëm, Morel nisi t’i injektorë hormone kafshësh. Injeksionet ndaj Hitlerit përfshinin stimulantëtmetabolikë, hormone seksuale, ekstrakte të bëra nga vezikulatseminale, dhe prostata e demave dhe derrave të rinj.

Hitleri nuk hante mish, por kishte substanca kafshësh të injektuara drejtpërdrejt në gjakun e tij.

Morel i premtoi Hitlerit “shërim të menjëhershëm”, dhe teksa trupi i Hitlerit u përdor si kavie për barnat e reja që provonte, ai kërkoi doza më të larta dhe droga më të forta për të pasur një efekt. Shumë shpejt Hitleri ishte si në jerm. Nëse nuk mundej të flinte, merrte një dozë barbituratesh dhe morfinë.

Nëse duhej të qëndronte zgjuar, merrte injeksione me stimulantëgjithnjë e më të fortë. Në vitin 1943, Morel nisi t’i injektonte Hitlerit doza të mëdha opiatesh. Shëndeti i tij ishte në rënie, duke u dukur shpesh më i ngathët dhe shumë i moshuar, sipas atyre që ishin më pranë tij. Eukodali, një i afërm farmakologjik i heroinës, u bë zgjidhja e Hitlerit.

Ai e bënte Hitlerin euforik, dhe me frekuencën e dozave të mëdha të injektuara, u duk se ai u bë i varur. Por së shpejti edhe Eukodali nuk do të mjaftonte. Më 20 korrik 1944, Hitleri pati lëndime të lehta nga një tentativë për vrasje në Strofullën e Ujkut. Këtë herë, ai që e trajtoi Fyrherin ishte Dr.Ervin Giesing, dhe që si një ilaç të preferuar kishte kokainën.

Prej atëherë, Hitleri merrte çdo ditë Eukodal, të kombinuar me dy doza të mëdha kokaine. Aleatët nisën të bombardonin kompanitë farmaceutike, të tilla si “Merck” në Darmshtad në dhjetor të vitit 1944. Papritmas prodhimi i Eukodalit u ndal. Në janarin e vitit 1945, Hitleri mbeti pa opioide, pak para se të zbriste në bunkerin e tij të nëndheshëm.

Sipas OhlerHitleri u shndërrua në një invalid fizik dhe mendor. Ai mbahej më këmbë nga injeksionet e tij, dhe tani substancat më të rëndësishme që e mbanin atë funksional, opioidet, ishin zhdukur. Në dëshpërim, ai urdhëroi shkatërrimin e ndërtesave dhe porteve të rëndësishme gjermane. Morel mbeti si mjek i Hitlerit pothuajse deri në fund.

Në ditët e fundit të luftës, Hitleri i dha leje për t’u larguar nga FyhrerbunkerMorel iku nga Berlini në një nga fluturimet e fundit. Pa mjekun dhe injeksionet e tij Hitleri u ç’ekuilibruatërësisht, duke i informuar njerëzit rreth tij se do të kryente vetëvrasje.

Sipas shënimeve të MorelHitleri mori një total prej 800 injeksionesh dhe 1000 doza medikamentesh të ndryshme, ndërmjet gushtit 1941 deri në prillin e vitit 1945. Theodor Morelnuk u dënua asnjëherë për krime lufte. Ai nuk ishte kurrë një person ideologjik, dhe anëtarësimi i tij në Partinë naziste është parë si rreptësisht për përfitime personale.

Ai u pasurua gjatë luftës nga thertoret dhe fabrikat që prodhonin hormonet e tij të kafshëve dhe Vitamultin. Ai fitoi para nga kontratat që furnizonin makinerinë ushtarake naziste me barnat e tij. Por në fund, mbeti pa asgjë. Më 1948, Theodor Morel vdiq në një spital në Tegernsee nga shkaqe natyrore. 

Në shqip nga Bota.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas