Aktualitet

Dosja për 23 protestuesit e arrestuar mbërrin në Gjykatën e Kukësit

Kur kanë kaluar rreth 48 orë nga ndalimi i 23 qytetarëve që protestuan kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”, dosja hetimore është dorëzuar në Gjykatës.

Ndonëse pas ndalimit ata u sollën menjëherë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, News 24 raporton se 23 personat e ndaluar do të dalin para Gjykatës në Kukës.



Materiali hetimor për ta është dorëzuar tashmë në këtë Gjykatë dhe do të jetë ajo që do të caktojë datën dhe orën e seancës gjyqësore për vlerësimin e ndalimeve dhe masën e sigurisë. Deri tani pritej që kjo ditë të ishte e marta, por nuk dihet ende se çfarë do të vendosë Gjykata e Kukësit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas