Aktualitet, Kryesore

Dosja ‘Hajdari’, avokati i Izet Haxhisë: Nuk u arratis nga drejtësia, por i rrezikohej jeta

Avokati i Izet Haxhia, Bashkim Nikolla në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ ka dhënë detaje nga dosja “Hajdari”. Ish-truproja i Sali Berishës, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, po përballet me drejtësinë, ndërsa ka kërkuar rihapjen e dosjes pasi pretendon se ka prova të tjera.

Duke qëndruar në këtë linjë, avokati Nikolla se Haxhia nuk i ishte shmangur drejtësisë, por i ishte rrezikuar jeta. Mes të tjerash ai tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se kishte qenë mik i Hajdarit, dhe se disa herë i kishte mbrojtur jetën, shkruan ‘BalkanWeb’.
haxhia



Avokati i Izet Haxhise

“Si çdo kush avokat atë çështje mund ta përfaqësonte. Rastësitë apo domosdoshmëritë puqen. Rasti Haxhia është një rast si gjithë të tjerët. Njohja ime me Haxhian është njohje në distancë, pastaj njohjet e tjera kanë qenë në dinamikën e ngjarjeve. Rasti që kërkon të ballafaqohet është i hershëm dhe jo i sotëm. Por që të realizohet kjo duhet edhe garanci reciproke. Midis shtetasit dhe shtetit. Ka disa shkaqe që quhen shkaqe madhore. Nëse marrëdhëniet e individit me shtetin janë të tilla që s’do të lejojë që unë të realizoj mbrojtjen time me atë që pretendohet me rregullat kushtetuese, jam i privuar nga liria e të thënit të gjerave. Pra më vihet në pikëpyetje jeta, ekzistenca, do të ruhen nga kjo dhe në rrethana të tjera nuk do të zhdukem, por do të përballem kur kushtet janë të bazuara tek e drejta. Kjo e ka penguar klientin tim. Nuk i është fshehur drejtësisë. Ka kur nga vendi pas ngjarjeve të 14 shtatorit, por jo për këtë çështje që iu faturua. Më pas ka marrë vesh në mënyrë të njëpasnjëshme pasojat që mund të vinin nëse paraqitej. Shteti shqiptar, përmes përfaqësuesit të organit të akuzës, nuk ka qoftë një dokument që të provojë njoftimin procedurial për vendimin e marrë në mungesë. Njoftimi ka rregulla dhe duhet të jetë efektiv dhe i kuptuar nga tjetri. Ai mund të thotë ‘refuzoj’ ose e ‘mora vendimin’. Është edhe ‘barra e provës’ që i takon shtetit. Individi mund të thotë; ‘unë e mora vendimin dhe e grisa’, shteti nuk e gris se ka nënshkrimin tim. Ndaj që nga kjo datë më thotë se: “Ke shkelur afatet”.

Teksa u ndal tek provat e reja avokati tha se: “Kërkesa e zotit Haxhia është e ligjshme, kërkesë si e çdo shtetasi shqiptar. Nuk ka ndonjë specifike. E vetmja është një mbështetje ligjore. E drejta e tij për rivendosjen e afatit. Kurdoherë kur kam një provë të re mund të shkojë ë gjykatë të paraqesë kërkesën. Kërkesa e përfaqësuesit që unë mbroj është e mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë. Provë është kjo mbështetje ligjore, që ska Zot që mos ti jap të drejtën që i takon ligjit. Ne kërkojmë afat”.

Ai tha se në asnjë pjesë të dosjes nuk ka qenë emri i Izet Haxhisë. “Është një shërbim specifik për çdo shtet dhe shërbim inteligjent dhe nuk ka probleme psikike. Ka datë, numër protokolli, grup informativ dhe është i cikluar dhe drejtuar kryeministrit Pandeli Majko dhe presidentit Rexhep Mejdani, Iu drejtohet autoriteteve të larta dhe në asnjë vend nuk është emri i Izet Haxhisë. Nga doli kjo? Kjo është një aneks-kontratë që të bëhet libri i plotë. Por kjo është nonsens, pastaj faturohet që ka pasur paramendim. Që të kesh paramendim, duhet të kesh bashkëpunim dhe komunikim dhe motiv. Izet Haxhia, ka qenë mik me heroin e demokracisë, dhe e ka mbrojtur në shumë raste atë dhe presidentin e vendit. Jeta e heroit të demokracisë Azem Hajdari është kërcënuar edhe 6 herë të tjera. As historikisht dhe as në momentet e çastit, se lidh me Izet Haxhinë. Para disa ditësh po lexoja një libër që do bëjë një miku i tij dhe i kam marrë leje ta përdorja diku, dhe ja po e bëj tani. Titulli i librit është ‘Arkëmortja e shqiptarëve’. Ai ka një trajtë tjetër, po ne kemi ‘dëshirë’ që të zhdukim njëri-tjetrin. Ngatërrohemi aq shumë me njëri-tjetrin sa të bëjmë gjëra fatale. Ka qarkulluar dikur një thënie; ‘të gjejmë vrasësin e vrasësit’. Klienti im se sheh veten as direkt dhe as indirekt. Ndaj ka qenë këmbëngula e tij që të vij, pasi ka qenë në një farë mënyrë dëbim. Ka pasur dëshirë që të vijë, madje ka deklaruar se nëse i takim krimi të vuaj dënimin përjetësisht nëse i takon. Nuk është vjedhje nga ligji, për vet karakterin dhe kulturën e tij. Vitet që ka kaluar janë vite kaluar burgut dhe i është faturuar diçka që se ka bërë. Madje ka bërë edhe vetëmohim për të mbrojtur personalitetet me vlerë që ka prodhuar ky vend”, pohoi avokati.

Mes të tjerash avokati tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të shkojë në Gjykatë përball Haxhisë, pasi duhet të respektojë ligjin. “Në pjesën profesionale, duhet të çojë prova tek deklarimi. Unë di që zoti Berisha respekton ligjin. Si çdo shtetas, sipas ligjit duhet të përgjigjet, ndaj duhet të mësojë të përgjigjet”,- tha avokati./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas