Kryesore, Politika

Dorëzohet edhe Rama: ByPass-i Fierit, na është bërë si ByPass-i i fytit

By-Pass-i i Fierit është një projekt që ka filluar gjatë qeverisjes Berisha. Ky projekt nuk ka përfunduar ende edhe pse socialistët janë në mandatin e dytë të qeverisjes dhe premtimet për përfundimin e saj nuk ishin të vogla gjatë ardhjes në pushtet

Për këtë situatë është i vetëdijshëm edhe vetë Kryeministri Edi Rama i cili sot në Vlorë e preku sërish këtë problematikë.



Teksa po fliste projektet e ardhshme, kryeministri ndërpreu fjalën dhe tha: “E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po  By-Pass-i i Fierit i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni.

Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithça nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën”, tha ai.

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas