KMR, Kryesore

Donte t’i konvertonte në të krishterë, fisi i izoluar vret me shigjeta misionarin

Një misionar amerikan u vra me shigjeta nga një fis i izoluar në një ishull të thellë indian. John Allen Chau, 27 vjeç, kishte tentuar që të konvertonte në të krishterë banorët e këtij fisi të mbrojtur.

Raportohet se ai kishte paguar peshkatarët vendas që ta dërgonin deri në ishujt Andaman, një nga rajonet më të izoluar në botë.



Por sapo vuri këmbë në ishullin ku jeton tribuja Sentinel, u përball me një furi shigjetash, thanë burimet zyrtare.

Banorët e këtij ishulli nuk mund të procedohen penalisht për vrasje pasi kontakti me ta është i ndaluar me ligj. Qëllimi është që të mbrohet mënyra e tyre e jetesës dhe të mbahen larg sëmundjeve.

Megjithatë policia ka arrestuar shtatë peshkaarë që e kanë dërguar misionarin në ishull.

Një burim policor tha se Chau, që kishte bërë vizita të mëparshme në ishujt e zonës, kishte dëshirë të madhe të takonte Sentinelët. Për këtë arsye kishte kontaktuar disa peshkatarë.

<
>
mi1 mi2 mi3
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas