Sport

Doni të shkoni në Rusi për Botëror? Kujdes nga këto mashtrime të mëdha

Botërori “Rusi 2018” është kompeticioni që po pritet me ankth nga tifozë të shumtë, dhe shumë prej tyre kanë prerë një biletë për të mbështetur ekipin e zemrës në turneun madhor. Por nga ana tjetër ky mund të jetë gjithashtu një mundësi e artë për mashtruesit e shumtë.

“NatWest”, një prej bankave më të mëdha britanike ka deklaruar se mashtrimet lidhur me futbollin do të jenë një nga mashtrimet kryesore gjatë këtij viti. Ata gjithashtu paralajmëruan se disa mashtrues do mundohen t’u shesin bileta të Botërorit që janë ose false ose që nuk ekzistojnë.



Gjithashtu pritet që agjenci udhëtimi mashtruese të ofrojnë “paketa udhëtimi” inekzistente. Këshillohet që të blini bileta nga një kompani e mirënjohur dhe jo një kompani të rastit që nuk e keni dëgjuar më parë.

Ja disa këshilla kryesore:

  • Blini bileta vetëm nga klubi sportiv, promotori, agjentë zyrtar ose faqe online me reputacion.
  • Konsideroni që biletat e reklamuara në ndonjë burim tjetër si faqet e ankandeve, mediat sociale dhe forumet e tifozëve mund të jenë të rreme apo joekzistente, sado autentike mund të duken dhe madje edhe nëse ato reklamohen në ose mbi vlerën nominale.
  • Asnjëherë mos paguani bileta me anë të transfertës bankare, edhe nëse jeni të dëshpëruar për t’i blerë ato. Përgjegjësia për humbjen e parave qëndron tek ju, pasi banka nuk ka për detyrë t’ju riktheje paratë.
  • Paguani me kartë krediti, që të merrni mbrojtje shtesë mbi metodat e tjera të pagesës.
  • Kontrolloni me kujdes të gjitha detajet e blerjes tuaj para se të konfirmoni pagesën.
  • Mos u tundoni të klikoni në mediat sociale, tekste ose email-e që ofrojnë bileta, pasi ato mund t’ju drejtojnë te faqet mashtruese ose me “malware”(me viruse).
  • Para se të blini në internet, kontrolloni nëse faqja është e vërtetë (me kujdes shënoni adresën vetë, jo nga një lidhje) dhe e sigurt si edhe bëni gjithmonë “log out” (dilni nga llogaria) kur të keni mbaruar punë.
  • Ruani faturën deri në fund të ndeshjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas