Sociale

Doni të shkolloheni një vit falas në SHBA? Ja njoftimi i ambasadës për gjimnazistët

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë një njoftim për të gjithë gjimnazistët që kanë dëshirë të jetojnë një vit në Amerikë, dhe te shkollohen falas.

Në një postim në Facebook, Ambasada shpjegon se programi YES është i hapur për të gjithë gjimnazistët shqiptarë



Postimi i plotë:

Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas