Aktualitet, Kryesore

Donald Lu flet sërish për ‘peshqit e mëdhenj’: Të futen në burg këta…

Ambasadori i Shteteve të Donald Lu nuk heq dorë nga ‘peshqit e mëdhenj’. Në aktivitetin e organizuar sot nga Ministria e Brendshme, Donald Lu tha se është bërë shumë në këto 8 muaj kundër krimit por se mbetet ende shumë.

Ai përmendi arrestimin e Met Kananit, kapjen e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekajt etj. Por Donald Lu e quajti dështim të qeverisë dhe policisë mos arrestimin e Klement Balilit.



“Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për tu’ bërë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi, më pas banda e tij u arrestua në Shqipëri. Policia mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani. Disa anëtarë të bandës së tij janë arrestuar dhe do arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla vazhdon. Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses.
Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit.
I bëjmë thirrje që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, deklaroi Lu.

Ambasadori amerikan tha se KPK ka thënë se planifikon të përfundojë vettingun e kandidatëve për KLP këtë verë. “Kjo do të sjellë krijimin e shpejt të KLP, SPK-ut dhe BKH. Ne kemi konfirmuar burimet. Kokat e krimit duhet të kenë frikë dhe drejtësia për ta po vjen”, u shpreh Donald Lu.

PasPara

2 komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas