Sport

Donadoni është trajneri i ri i Parmës

Roberto Donadoni është emëruar trajner i ri i Parmës. Italiani do të zëvendësojë në krye të klubit të Serie A trajnerin e shkarkuar, Franko Kolomba, i cili u largua për shkak të rezultateve të dobëta. Ish-trajneri i Italisë thotë se objektiv i tij në klubin verdheblu nuk është mbijetesa. “Kjo nuk është skuadër që e ka mbijetesën si objektiv. Është në një pozicion në tabelë ku duhet të shikosh vetëm kush është përpara, me objektiv që t’i kalosh”, theksoi ish-trajneri i Livornos. Ai është i bindur se Parma ka ekip të mirë, me lojtarë që dëshirojnë të japin maksimumin dhe të ndihmojnë ekipin.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas