Kryesore, Sociale

Dom Gjergj Meta: Nese Europa nuk e pranon Shqipërinë se ka myslimanë, nuk e dua Europën

Pas debateve të shumta dhe inisitivave të deshtuara për itnegrimin e shoqërisë në Europë ka ragura në një postim në facbok edhe Dom Gjergj Meta.

Në një reagim të tij në facebook Dom Gjergj Meta ka deklaruar se “nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë”.



Ja postimi i plotë i Dom Gjergj Metës në Fb:

“Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjten kredo.

Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!

Dom Gjergj Meta”

PasPara

2 komente

  1. …Ti Dom, duhet te pyesesh njehere ate “komshiun” tend, qe mohon GJERGJIN e MADH, NENE TEREZEN e botes, te pyesesh ate, qe pushtuesit, perdhunuesit, perçudnuesit dhe zhberesit te ADN-se, i thote “VELLA”…!!! Duhet te pyesesh “ata”,..si ka mundesi qe kesaj kolere shekullore, qe vazhdon me çdo mjet te na imponohet, ti ngrejme objekte kulti pa fund..!!!.??? Si ka mundesi , qe “keta”, solidarizohen me çdo gje “alla-turka”, mjafton te jate anti-europiane…!!!??? Dhe ne fund, te pyese popullin,..si ka mundesi qe tash 100-vjet, politikanet tane jane ne sherbim te armiqve tane shekullore, turko-greko-sllave…!!!??? Pikerisht, per kete kategori “musulmanesh” dhe politikanesh shqiptare ,nuk te do Europa…!!!

    1. Kjo deklarate e klerikut te nderuar Dom Gjergj Meta, per mendimin tim, eshte deklarata me patriotike qe kam lexuar e degjuar per shume kohe. Eshte e barabarte me thenjen e Pashko Vaskes mbi fene e shqiptarit. Eshte aq njerezore dhe aq kombetare sa e une e perjetova shume emocionalisht.

Leave a Reply to SHQIPTARI... Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas