Dikur, Kryesore

Dokumenti i vitit 1949/ Terrori sovjetik mbi 33 fshatra të Mirditës, tre kategoritë e popullsisë që u goditën

Nga Kastriot Dervishi/ Vrasja e një sekretari politik rrethi ishte goditja më e madhe që mund t’i bëhej regjimit komunist në atë kohë. Aftësia e regjimit për të zbuluar e gjetur autorët ishte zero. Për këtë arsye, u pëlqye të përdorej metoda e terrorit mbi popullsinë civile. Të gjithë ata do etiketoheshin si “strehues kriminelësh”. Në drejtimin e dy këshilltarëve sovjetikë që bënin, ndaj krahinës së Mirditës filloi një terror tipik sovjetik. Si edhe në raste të tjera, u bë kategorizimi i popullsisë.

Telegrami shifër i Mehmet Shehut



Nga Rrësheni, më 9.8.1949, zëvendëskryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i KQ të PPSH-së, Mehmet Shehu i telegrafon drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Beqir Ndou, duke e urdhëruar të njoftojë menjëherë Enver Hoxhën. Shehu thotë se nga 44 fshatra, për dy ditë do ndërmerrej operacion në 33 prej tyre. Do arrestoheshin:

-31 të kategorisë së parë (për dënime me vdekje)

-84 të kategorisë së dytë (për dënime me burgim)

-17 të kategorisë së tretë (për internime në kampin e Tepelenës).

Shehu kërkon edhe internimin e 9 familjeve të Gjon Markut dhe 15 arrestime të tjera në Lezhë. Rekomandon që Gjykata Ushtarake të vijë në Rrëshen më 12 gusht. Kërkon ndërhyrjen pranë Presidiumit të Kuvendit Popullor, në mënyrë që tre të dënuarit me vdekje në Burrel të mos faleshin, por të ekzekutoheshin. Shehu thotë se do shkonte në Shkodër për “çështjen e Peros”.

Pavarësisht se këto masa merreshin për nderin e Bardhokut, Partia e Punës ia dha shumë vite më vonë heroizmin atij. Me dekretin 4600, datë 22.11.1969 Presidiumi i Kuvendit Popullor i dha Bardhok Bibës titullin “Hero i Popullit”, me motivacionin:

“Për kontributin e madh që ka dhënë si një nga kuadrot kryesorë të organizatës së partisë të Rrethit të Mirditës, duke luftuar e punuar me devotshmëri të lartë, me trimëri dhe aftësi si revolucionar, kundër prapambetjes dhe bandave të armiqve të popullit deri në fund të jetës së tij”.

Marrë nga 55

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas