Kryesore, Politika

Dokumenti i SHIK ’98: Zbulohet misteri i përplasjes mes Azem Hajdarit dhe fisit Haklaj

Në raportin sekret të SHISH të vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit, theksohet se vëllezërit Haklaj dhe Haxhiaj bënin trafik armësh me Kosovën, ofertë në të cilën ishin përfshirë edhe Azem Hajdari.

SHISH thekson se arrestimi në rrugën e tretë të trafikut të Isamedin Haxhiajt dhe Halil Haklajt dhe një telefonatë e dyshimtë mes një prej trafikantëve me Azemin apo Shaban Meminë acaroi marrëdhëniet mes tyre. Në dokumentin sekret flitet edhe për vrasjet e bujshme në Tropojë të cilat nisin në fund të 1997, plas plagosjes së Azem Hajdarit nga ish-deputeti i PS, Gafurr Mazreku dhe incidenteve të mitingun e PD në Tropojë në fund të po të njëjtit vit.



Në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, Izet Haxhia ka kërkuar të ballafaqohet me Sali Berishën, për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka thënë përpara trupit gjykues se ka pasur një plan nga Berisha edhe për vrasjen e tij. Në këtë dokument, Izet Haxhia nuk përmendet në cilësinë e personit të dyshuar për vrasjen apo edhe bashkëpunëtor me Haklajt, ndërkohë që vëllai i tij,Ismet Haklaj, ka mbajtur detyrën e Shefit të Qarkullimit Rrugor në Tropojë, në periudhën kur u vra Azem Hajdari.

Raporti i SHISH për vrasjen e Azem Hajdarit:

Vrasësit Fatmir Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja
“Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muhamerr Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës“, thuhet në raportin e SHISH.

Origjina e konfliktit, mitingu i PD në Tropojë
Origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafurr Mazreku ndaj Azem Hajdarit në datën 18 shtator 1997. PD-ja pas kësaj ngjarje kërkoi të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i komisariatit të policisë në atë periudhë Fatmir Haklaj, nuk ju dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitre në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie.

Kalvari i vrasjeve në Tropojë në 1998
Në datën 5 janar 1998 në Qafë-Luzhë, Tropojë, vritet shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës, së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi, nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari. Me datën 6 janar 1998 në fshatin Cernicë të Tropojës, vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolçubaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari, i cili kish grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje, Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Azem Hajdari doli nga selia e PD pas telenatës
Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra me 12 shkurt 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit. Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një “Benz” me targa të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-presidenti Sali Berisha. Kjo makinë i është marrë Myftar Çulajt, pronar i një lokali tek “Menca e kinezëve”, me emrin “Tarzani”, nga grupi i mësipërm Myftarin, pas kryerjes së krimit e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë për të marrë 30 milionë lekë.

Myftari i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllain e tij. Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00, është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku dhe ka vdekur. Në xhep i është xhetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish-shef i komisariatit Tropojë. Ky person dyshohet të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit. Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Vëllai i Izet Haxhisë
Momenti i vetëm kur emri i Izet Haxhisë përmendet në dokument është gjatë verifikimeve mëngjesin e ditës pas vrasjes nëse personat e dyshuar ndodheshin apo jo në Tropojë, mes tyre edhe Ismet Haxhia, vëllai i Izetit. “Në vendngjarje është ndodhur makina e Ismet Haxhisë – Shef i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhisë. Kjo makinë është “Tipo” me targa “Policia 203”. Ismet Haxhia kish ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë pra, katër ditë pas vrasjes. Ismet Haxhia ka vëlla edhe Isamedin Haxhiaj.

Haklaj dhe Hajdari, trafik armësh në Kosovë
Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti i ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzier edhe Azem Hajdari e Ahmet Kraniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë arrestohet nga policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhiaj. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memimë dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili e Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre. Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autori i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë, të cilat i mbajnë në shtëpi si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBEE-së, Kryqit të Kuq, me të cilat shëtisin lirisht në Tropojë. Theksojmë se, ky grup në vazhdimësi ka shfaqur dëshirën për të vrarë edhe ish-presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni. Report

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas