Kryesore, Politika

Dokumenti i Katanias për Tahirin dhe rikthimi në PS/ Rama: Mësim i madh për përgjuesit

Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar arkivimit të hetimeve nga Prokuroria e Katanias për ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, Rama tha se, precedenti duhet të shërbejë si mësim i madh.

“I duhet kërkuar ndjesë (Tahirit) se akuzat rezultuan ashtu siç ishin, një llumë. U kërkua të arrestohet një deputet nga ajo që erdhi në formë llumi në parlament. Qëndrimi i PS ishte i drejte që refuzoi arrestimin. Imagjinoni që të pranimin arrestimin në bazë të llafeve të disa kriminelëve. Ky është mësimi i madh për ata që përdorin përgjimet për të arrestuar njërin apo tjetrin”, tha Rama në emisionin “Repolitix”.



I pyetur nëse do ta riktheje Saimir Thairin në PS, Rama nuk dha një përgjigje të prerë.

“S’flas me nëse dhe për sa i përket procesit që ka në Shqipëri s’kam koemnt. Problemet e çdo individi në PS me drejtësinë janë individuale, një familje, një organizatë, nuk gjykohet nga kjo gjë, por nga mënyra si reagon. U desh që të vinte PS në qeveri që të vihej ky standard. U kërkua që të arrestohej, dhe nuk pati asnjë akuzë. Prokuroria italiane provoi sa i drejtë ishte vendimi i PS, që refuzoi arrestimin e një deputeti në bazë të llafeve të disa kriminelëve. Ky është një mësim i madh. Sot ai është në një proces, ta çojë deri në fund. U shpreha për përgjimet, që ngritët tërë atë vorbull nëpër kazanë dhe rezultoi një vorbullë. Nuk më intereson kjo, më intereson ajo që një mal me baltë u hodh për llafet e disa kriminelëve. Italia ka folur për atë pjesë, për të cilën u kërkua arrestimi”.Burimi/Panorama.com.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas