KMR, Kryesore

Dokumenti i CIA-s: Nazistët prodhuan diskun fluturues super të shpejtë

Edhe pse shumë dekada më vonë, vazhdon të spekulohet mbi aftësitë e nazistëve gjermanë për të prodhuar teknologji sekrete.

Mitet moderne flasin për armë të ndryshme, deri tek pretendimet se nazistët janë ulur në Hënë.



Por një dokument i CIA-s shkruan se nazistët mund të kenë prodhuar një disk fluturues në ditët e tyre të fundit.

Në dokument citohet një inxhinier gjerman, i quajtur George Klein.

Ai thotë se nazistët e kanë testuar diskun e tyre fluturues në Pragë, në ditën e Shën Valentinit, në vitin 1945.

Kryeqyteti çek u çlirua pak muaj më vonë nga Ushtria e Kuqe e sovjetikëve.

Klein thotë se disku fluturues mund të arrinte një lartësi prej 12.400 metrash për vetëm 3 minuta.

Sipas tij, disku mund të arrinte një shpejtësi prej 2500 miljesh, tre herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Inxhinieri thotë se disku mund të ngrihej vertikalisht si një helikopter dhe punimet për diskun kanë nisur në vitin 1941.

Mendohet se kur nazistët u tërhoqën nga Praga, disa inxhinierë që po punon për diskun fluturues, ranë në duart e rusëve.

Ata i përdorën për qëllimet e tyre.

Klein pretendon se edhe më vonë janë parë disqe fluturues, të cilët janë ndërtuar në përputhje me parimet teknike gjermane.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas